PDSh: Të ruhet dinjiteti i punëtorëve të arsimit
Komisioni për Arsim pranë PDSH apelon që të ruhet dinjiteti i punëtorëve të arsimit e jo të pranojë vendimet për t’ua ulur rrogat...

Nga PDSH pyesin ministrin e arsimit cilat janë veprimet që parasheh t’i ndërmarrë në funksion të tejkalimit të kësaj gjendjeje.
“Cilat janë projektet financiare të Ministrisë së Arsimit në kuadër të gjendjes aktuale? Si është paraparë vijimi i çështjes së rrogave punonjësve të arsimit? Paralajmërimet për dy muajt e parë janë që rrogat të barazohen me pagën minimale. Po pas kësaj? Mos vallë qëllimi i pushtetit është që dinjiteti i mësuesit, i arsimtarit, i profesorit, i cili edhe në këto kushte bën përpjekje maksimale për të realizuar obligimet e tij, të denigrohet deri në atë shkallë, sa punonjësi i arsimit të brengoset për mbijetesën e tij fizike?..I sugjerojmë ministrit të arsimit të mos presë aktualiteti t’ia imponojë dhe diktojë veprimet, por të marrë përgjegjësinë dhe t’u paraprijë zhvillimeve që vijnë”, u shpreh nënkryetarja e PDSH-së, Valbona Toska.
