Tetovë, masat nuk respektohen në tërësi; SPB-Tetovë: Masa më rigoroze, asnjë tolerim për askënd
Edhe përkundër rekomandimeve të shumta nga ana e qevrisë dhe nga OBSH-së...

Edhe përkundër rekomandimeve të shumta nga ana e qevrisë dhe nga OBSH-së, që qytetarët të mos grumbullohen dhe të rujanë distancën njëri me tjetrin, në qytetin e Tetovës një gjë e tillë nuk shihet.
Qytetarët vazhdojnë të shëtisin e të grumbullohen , pa maska dhe doreza , sidomos para bankave , postës së qyteti dhe operatorëve celularë.
Të anketuar nga TVM 2, ata arsyetohen se përse nuk I respektojnë rregullat.
“Unë nuk friksohem aspak nuk kam pse, është ndodhi tani ashtu është. Nuk dal nga shpia erdha ta marr pensionin, presim ka dy tre katër persona.Shumë vonë na e dhanë numrat. Nuk japin kartela për pensionerat që t’i marrin në bankomat paratë”, u shpreh qytetari.
“Nuk e kamë maskën, pa mask jam. Mirë është por ku të marrë maska ku shiten, nuk kemi dëgjuar. Pres pensionin të marr do shkojë do e blejë”, theksoi qytetari.
“Maska kemi por nuk e kam vendosur më e shëndetëshme kështu, a mendoni se është mbrojtëse ajo maska në cfar do llojë dore kalon më mir mos e vendosh”, u shpreh qytetari.
Kjo situatë në qytetin e Tetovës, ka bërë që SPB-Tetovë, të marrë masa më të rrepta. Zëdhënsi i SPB-Tetovë, Fatmir Rexhepi, ka theksuar se nga ditët në vijim policia do ti rrisë prezencën e policëve.
“SPB-Tetovë, gjatë ditës së djeshme, por edhe sot gjatë gjithë kohës është duke paralajmëruar qytetarët që të mbajnë distancën prej një apo dy metrash,që në rast se njëri është infektuar mos infektoj të tjerët, por hasim pakë në probleme. Të respektojnë urdhërat të cilat I ka caktuar qeveria e RMV me qëllim, që të parandalohet dhe mos lejohet shpërndarja e infeksionit në gjithë teritorin e RMV. Do të ndërmerren edhe masa rigorozë që do të thotë parashtresa në bazë të ligjit,apo kodit penal të RMV-së, dhe nuk do të ketë as një tolerim të kategorive të njerëzive as për persona të moshës të mitur dhe as për persona të moshës së tret që janë penzionerët”, theksoi zëdhënsi i SPB-Tetovë, Fatmir Rexhepi.
Sipas SPB-ës,Tetovë, në rajoni e Pollogut në vetë izolim janë mbi 500 persona, prej të cilëve 26 me urdhër të inspektoriatit shtetëror për sanitari dhe shëndetësi ku për këta persona kontrolli është më i rreptë.
Deri më tani në qytetin e Tetovës janë regjistruar dy persona të prekur më virusin Korona.
VISAR SADIKU
