Botë

Shqipëri, rritet në 10 numri i të vdekurve nga Covid 19

28.03.2020 15:32

Shkon në 10 bilanci i viktimave në Shqipëri por ulet numri i të prekurve me virusin korona...

Gjatë 24 orëve të fundit, kanë rezultuar pozitive vetëm 11 persona me Covid 19, nga 79 të testuar. Personat që kanë ndërruat jetë, kishin komplikacione për shkak të sëmundjeve shoqëruese. Ndërkohë janë shëruar në total 33 persona, 6 prej të cilëve mjekë dhe infermierë.

“Në 24 orët e fundit janë testuar 79 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 1325 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 197 raste. Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dy pacientë në spitalin Infektiv, një 67 vjecar nga Tirana dhe një 72-vjecare nga Vlora. ...Në shërbimin infektiv aktualisht janë 74 të shtruar dhe prej tyre 4 janë në terapi intensive. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente”, u shpreh Silva Bino nga instituti i shëndetit publik.

Që pres orës 13.00 e deri të hënën në orën 5 të mëngjësit, në Shqipëri  është pezulluar cdo aktivitet dhe ndalohet në mënyrë kategorike lëvizja e qytetarëve me përjashtim të gazetarëve.

Ndërkohë, nga e hëna vetëm një anëtar i familjes do të lejohet të kryejë blerje, i pajisur me një leje të posacme nga autoritetet shtetërore.

LULJETA NDOKA