Anëtarësimi i RMV-së në NATO: Greqia përshëndet vendimin, pret bashkëpunim
Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë përmes “Tuiter”-it zyrtar dërgoi urime për anëtarësimin...

Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë përmes “Tuiter”-it zyrtar dërgoi urime për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.
Athina pret pret bashkëpunim konstruktiv. “I urojmë Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin në NATO, si anëtare e 30-të e Aleancës.
Mirë se erdhe në familjen e NATO-s dhe presim bashkëpunim konstruktiv në korniza të Aleancës”, shkruan në “Tuiter”, Ministria e jashtme greke.
Edhe mediat Greke I kanë dhënë një vend të rëndësishëm këtij lajmi .
“Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht u bë anëtare e NATO-s”, është titulli më shpesh i përdorur sidomos në edicionet on line, që ndërmarrin lajmin e publikuar nga agjencia shtetërore të lajmeve ANA-MPA e cila publikoi se“Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht është anëtarja e 30-të e NATO-s.
Anëtarësimin e përshëndetën sekretari i përgjithshëm i Aleancës dhe sekretari shtetëror i SHBA-së” .
Mediat gjithashtu citojnë edhe deklaratën e MPJ-së greke me titujt “MPJ: E urojmë Maqedoninë e Veriut për anëtarësimin si anëtarja e 30-të e Aleancës”; “Zyrtarisht: Maqedonia e Veriut u bë anëtarja e 30-të e NATO-s”.
Teksa gjerësisht janë transmetuar edhe qëndrimet dhe urimet e shprehura përmes “Tuiterit”, si dhe të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, ashtu edhe të ambasadores së SHBA-së në Shkup, por edhe nga MPJ-ja e Maqedonisë së Veriut dhe MPJ-së greke, si dhe kumtesën e sekretarit amerikan të shtetit, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Edhe Zëdhënësi i Syrizas, Aleksis Harivcis , përmes rrjeteve sociale e komentoi urimin në Tuiter të MPJ-së greke, duke përkujtuar në pozicionet e Demokracisë së Re derisa ishte në opozitë . Harivcis, përmes Tuiterit të tij zyrtar ka shkruar “më mirë vonë se kurrë”.
FITIM KRYEZIU
