Maqedoni

Ora policore, MPB: Vetëm 94 qytetarë nuk respektuan ndalesën

28.03.2020 16:22

Policia gjatë natës së premte dhe mëngjesin e së shtunës kishe “duart plot”...

Policia gjatë natës së premte dhe mëngjesin e së shtunës kishe “duart plot” me punë duke kapur qytetarët të cilët fshehrazi dhe pa arsye levizin gjatë orës policore.

Gjatë 24 orëve të fundit, të pandërgjegjshëm ishin gjithsej 94 persona të cilët nuk repsetkuan orën policore pas orës 21:00. Një pjesë e tyre nuk do të mund t’i shpëtojnë dotë gjobave, thotë Çulev.

“Gjatë 24 orëve të fundit 94 qytetarë nuk e kanë respektuar masën për ndalesën e lëvizjes së qytetarëve pas orës 21:00, me çka 44 prej tyre policia I ka shoqeruar deri tek stacionet policore, 10 personave u janë shqiptuar vërejtje, ndërsa të tjerëve u përgaditen procesverbale për t’i paditur në të ardhmen në Prokurorinë Themelore Publike. Si ministër mund të konkludoj se  në përgjithsi qytetarët i respektojnë rekomandimet dhe masat qeveritare dhe janë të ndërgjegjëshëm për situatën në të cilën ndodhemi”, u shpreh ministri i punëve të brendëshme Naqe Çulev.

Po ashtu përmes transportit të organizuar ajroror në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit janë kthyer 290 qytetarë nga Malma dhe Zagrebi, shumë të tjerë kthehen këtë të shtunë nga Mynihu  dhe Ljublana. Të gjithë të kthyerit detyrimisht vendosen në karantinë shtetërore, thotë Çulev.

“Deri tani janë gjithsej 1082 qytetarë janë vendosur në karantinën shtetërore, rreth 19 objekte janë përshtatur  tani për këtë qëllim. Orarin për shpërndarjen  e qytetarëve në karantinën shtetërore e përpilon Sekretariati Shtetëror i Qeverisë, ndërsa nëpunësit policor e kanë për detyrë të bëjnë transportin e qytetarëve nga pikat kufitare ose aeroportet dhe të sigurojnë objektet për rreth karantinave”, thotë Çulev.  

Duke marr parasysh këtë gjendje MPB vazhdimisht shqipton vendime të reja për izolim dhe vetizolim të qytetarëve.

 “Deri tani janë shqiptuar gjithsej 1.620 vendime për izolim, prej të cilave 90 vendime për izolim janë dhënë brenda 24 orëve, ndërsa 96 të tjera kanë nënshkruar deklaratët për vetëizolim.  Gjatë 24 orëve të fundit nuk është konstatuar asnjë shkelje, parregullësi ose mos respektim të vendimeve për vetëizolim, gjë që është një tregues pozitiv”, theksoi Çulev.

MPB natën e së premtes dhe mëngjesin e së shtunë, ka kontrolluar 253 objekte të ndryshme, ku në gjashtë prej tyre është konstatuar se nuk respektohen  masat qeveritare, pra  objektet kanë punuar fshehurazi.

REXHEP QAMILI