Maqedoni

MShIA: RMV nuk ka lëshuar në përdorim rrjet 5g

28.03.2020 17:28

Qeveria mohon lajmet se në vend po përdoret teknologjia 5 G, që sipas disa burimeve...

Qeveria mohon lajmet se në vend  po përdoret teknologjia 5 G, që sipas disa burimeve, ka efekt negative ndaj shëndetit të njerëzve.

Përkujtojnë se lajmet e rreme kanë dëm të paçmueshëm, veçanërisht në gjendje të jashtëzakonshme siç është kjo virusin me korona edhe te ne edhe në botë.

Qeveria dhe Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, me shumë përgjegjësi pohojnë se në shtetin tonë nuk është lëshuar në përdorim rrjeti 5G dhe se asnjë institucion kompetent nuk ka zbatuar procedurë për ndarjen e frekuencave për rrjetin 5G. Të gjitha shqetësimet për efektet e rrjetit 5G mbi shëndetin e qytetarëve janë të pabaza. Informacionet të cilat u shfaqën në opinion, se këto ditë po bëhen testime janë të pasakta”, kumtuan nga MSHIA duke sqaruar se deri tani janë bërë vetëm dy testime edhe atë, një në vitin 2018 në kushte laboratorike të kufizuara dhe të kontrolluara rreptësisht, edhe  testimi i dytë në vitin 2019, në hapësirë të kufizuar.

“U bëj thirrje të gjitha burimeve të lajmeve të rreme, të ndërpresin me publikimin e dezinformatave që si  qëllim të vetëm kanë  të krijojnë mosbesim dhe panik te qytetarët. Gjithashtu, u apelojmë të gjithëve qytetarëve me kujdes të zgjedhin prej ku informohen dhe t’i kontrollojnë burimet e informacioneve”, apelojnë nga MSHIA.