Maqedoni

Zgjedhjet parlamentare, Mickovski: Nuk janë prioritet, njëherë shëndeti dhe ekonomiave parlamentare

28.03.2020 17:50

Një ditë pasi lideri I LSDM-së Zoran Zaev, deklaroi se skenari më optimal për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare...

Një ditë pasi lideri I LSDM-së Zoran Zaev, deklaroi se skenari më optimal për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare do të ishte korriku, ndërsa afati I fundit  11 dhjetori,  kreu i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski deklaron se në këtë moment zgjedhjet nu janë prioritet i partisë që drejton se ka obligime ligjore se kur të njejtat duhet të mbahen.

“Jemi tërësisht të fokusuar në atë që është prioriteti kryesor i qytetarëve, e ai është shëndeti dhe ndërmarja e masave për uljen e përhapjes së pandemisë. Më pas vjen përballja me krizën ekonomike, jo vetëm sanimi I pasojave por se si në kushte krize të bashkohemi që ta cojmë përpara ekonominë. Sepse sot njerëzit nuk janë në vendet e tyre të punës nuk po prodhohet pra nuk po krijohet vlerë e shtuar. Këto janë prioritetet tona. Dashtë zoti gjërat të jenë si duhet. Këtu jemi, do bisedojmë edhe për cilëndo datë. Do ju vijë koha edhe mbajtjes së zgjedhjeve. Nëse unë do isha LSDM, do isha serziozisht I shqetësuar për rezultatet e zgjedhjeve, por sot ato nuk janë preokupim as parësor e as dytësor për ne”, u shpreh kreu i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski.