Maqedoni

Fluturimet për qytetarët e RMV-së, 130 qytetarë u kthyen me avion nga Sllovenia

28.03.2020 18:14

Me fluturim special të kompanisë Viz Er, rreth 130 qytetarë shtetas të RMV-së të cilët ishin në Slloveni , u kthyen në vend...

Aeroplani paraditen e së shtunës  fluturoi nga aeroporti Bernik, ndërsa në të ishin ata të cilët për shkak të epidemisë së koronavirusit dëshironin të kthehen në vend.

Të gjithë ata paraprakisht janë pajtuar se do të qëndrojnë  15 ditë në karantinë shtetërore.

Në organizim të fluturimit morën pjesë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Slloveni , përfaqësuesit e të cilave personalisht i dërguan qytetarët e RMV-së deri në aeroport.