Ekonomi

FMN dhe BB vlerësim të lartë për ekonominë vendore

11.10.2014 17:07

FMN Banka Botërore kanë vlerësuar se ekonomia e Maqedonisë është më e mira në rajon me rritje më të lartë për këtë vit dhe vitin e ardhshëm...

Kështu deklaron zëvendëskryeministri i Financave, Zoran Stavrevski, i cili merr pjesë në Takimet e rregullta vjetore të FMN-së dhe BB-së në Uashington, bashkë me guvernatorin e Bankës Popullore të Maqedonisë, Dimitar Bogov.
 
Sipas Stavrevskit, kjo jep inkuraim pasi që tregon se politikat janë vendosur mirë.
 
Ai shton se kjo ka të bëjë me politikën e tërheqjes së investimeve të huaja dhe shfrytëzimin e këtyre investimeve për krijimin e vendeve të reja të punës dhe për rritjen e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë drejt Evropës dhe drejt botës.
 
“Edhe këshilli i këtyre institucioneve ndaj të gjitha vendeve është atje ku ka hapësirë, ndërsa Maqedonia është vend i tillë, me buxhetin me politikën buxhetore të mbështeten investime kapitale të cilat do të krijojnë afat të shkurtër të aktivitetit më të lartë ekonomik, ndërsa në afat të gjatë do të mundësohen që të rritet konkurrenca e ekonomisë përmes ndërtimit të rrugëve, me ndërtimin e tri autostradave, në hekurudhën drejt Bullgarisë, projekte energjetike dhe projekte komunale dhe infrastrukturë tjetër”, shprehet zv/kryeministri i financave, Zoran Stavrevski.
 
Stavrevski ka shtuar se politika të cilat Maqedonia i zbaton, në përgjithësi i këshillojnë të gjitha vendet me qëllim që të realizohet rritje ekonomike.
 
Ai tha se takimet me Bankën Botërore i shfrytëzojnë edhe për biseda për projekte konkrete. 
 
Guvernatorit Bogov, deklaroi se me Stavreskin marrin pjesë në panel diskutime cilësore në të cilat kanë rastin t'i shohin qëndrimet e kreatorëve të politikave ekonomike në institucionet financiare globale, por edhe në vendet kryesore në botë.
 
“Ishte mirë të dëgjohet se ekonomia e Maqedonisë ka fundament të shëndosha, se duhet të vazhdojmë në atë drejtim. Reforemat strukturore janë diçka që vazhdimisht duhet të zbatohen, patjetër duke qënë të kujdesshëm dhe të mbahet llogari për dalje eventuale të ekonomisë nga ndonjë pabarazpeshë, të reagohet në kohë dhe sërisht ekonomia të stabilizohet në atë rrugë në të cilën shkojmë vitet e fundit”, shprehet Guvernatori i Bankës popullore të Maqedonisë, Dimitar Bogoev.
 
Bogov potencoi se ajo që dominon, është si të krijohen vende të reja të punës dhe rritje ekonomike në mbarë botën, veçanërisht në Evropë.
 
Rekomandohen më shumë investime në infrastrukturë me çka do të krijohej potencial për rritje ekonomike më të lartë në afat më të gjatë.
 
MEFAIL ISMAILI