Covid 19: shkon në 4 numri i viktimave, 22 raste të reja nga virusi Korona
Virusi korona çon në katër numrin e të vdekurve në vend, ndërkaq virusi po shtrihet...

Virusi korona çon në katër numrin e të vdekurve në vend, ndërkaq virusi po shtrihet edhe në qytetin e Manastirit. Atje është regjistruar rasti i parë.
Ndërkaq në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 21 raste të tjera duke çuar numrin në gjithsej 241 të infektuar, njoftojnë nga ministria e shëndetësisë. Nga ky dikaster paralajmërojnë rishikim të plotë të rastit të gruas së ndjerë nga Struga që të vërtetohet se mos ka pasur lëshime mjekësore pasi ajo ishte testuar më 26 mars.
"Për shkak të përkeqësimit të menjëhershëm të gjendjes shëndetësore të pacientes, mjeku amë ka rekomanduar hospitalizim të menjëhershëm të saj në klinikën infektive në Ohër, por deri në marrjen e rezultatave dje, pacientja nuk është pranuar në spital”, thonë nga ministria e shëndetësisë.
Nga të infektuarit e rinj, 9 janë nga Shkupi, nga tre në Strugë dhe Kumanovë, nga dy të prekur në Tetovë, Dibër dhe Prilep.
Ministria e shëndetësisë informon se dje është testuar i gjithë personeli në Klinikën e Kardiologjisë dhe gjitha testet kanë rezultuar negative.
MERAL ISMAILI
