Maqedoni

Informimi dhe rekomandimet për qytetarët, ASh: Qeveria po e neglizhon gjuhën shqipe

28.03.2020 18:41

Situata e krijuar në vend është situatë në të cilën nuk jemi gjendur më parë prandaj edhe menaxhimi...

Situata e krijuar në vend është situatë në të cilën nuk jemi gjendur më parë prandaj edhe menaxhimi me të kërkon kujdes të veçantë por, kjo nuk do të thotë se e kursen nga përgjegjësia qeverinë e cila është e obliguar të respektoj çdo ligj të miratuar, përkujtojnë nga Aleanca për Shqiptarët.

Pikërisht për informim të saktë dhe të drejtë është dashur që çdo rekomandim, masë dhe obligim të mos ju drejtohet qytetarëve vetëm në gjuhën maqedonase por, sipas ligjit të gjuhëve edhe në gjuhën shqipe thonë nga ASH duke potencuar në mënyrë të vecantë Ministrië e Arsimit,  e cila informatat dhe obligimet , që shkollat e mesme dhe fillore duhet t'i plotësojnë i kanë pranuar vetëm në gjuhën maqedonase.

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se ligji është ligj dhe si i tillë duhet të respektohet edhe tani, prandaj apelojmë deri tek organet kompetente me qëllim të informimit të drejtë dhe saktë çdo informatë, rekomandim apo obligim të jetë në dy gjuhë, thuhet në kumtesë.