Virusi Korona: 27 mijë të vdekur, 431 mijë raste aktivë në botë
Numri I viktimave në mbarë botën nga pandemia COVID-19, është 27 mijë...
Numri I viktimave në mbarë botën nga pandemia COVID-19, është 27 mijë, 431 mijë raste janë ende aktive dhe janë shëruar 133 mijë persona.
Në Europë, Italia dhe Spanja kanë pasur shifrën më të lartë të vdekjeve brenda një ditë. Në Itali kanë vdekur deri tani 9.139 persona mes tyre edhe 51 mjekë ndërkohë që ka edhe 6414 të prekur nga personeli shëndetësor.
Në Francë janë regjistruar 299 vdekje në 24 orët e fundit , apo 1.995 në total. Dramatike situata edhe në Holande ku ka pasur 112 viktima me një total prej 546.
Në Britaninë e Madhe, 181 persona humben jetën në 24 orët e fundit dhe tani shifra totale është 759 , të infektuarit janë 14 . 600.
Në Gjermani gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 7 mijë raste të reja duke e cuar totalin në 51 mijë. Por Gjermania, ndonëse përhapjen e ka shumë të madhe, ka pasur vetëm 75 viktima apo 342 në total.
Zvicra regjistroi më shumë se 13,000 raste pozitive dhe mbi 200 vdekje. Greqia ka deklaruar 29 viktimat dhe 966 gjithsej raste infektimi.Serbia ka 8 viktima dhe 529 të prekur.
Mali i Zi ka 75 të infektuar. Në Kosovë numri I të infektuarve është rritur në 88. Në Turqi deri më tani regjistrohen 92 viktima dhe 5.698 të infektuar, 42 janë shëruar.
Turqia do të pezullojë të gjitha fluturimet ndërkombëtare si masë mbrojtëse. Në botë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë bërë vatra e re e virusit korona.
Aktuliasht numërohen më shumë se 104 mijë të prekur nga kovid 19 dhe më shumë se 1,700 persona kanë vdekur. Spitalet janë të mbingarkuara, pasi shkalla e rasteve të reja po rritet ndjeshëm.
Mes të prekurve janë edhe 5 anëtarë të Kongresit. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin edhe për përhapjen e koronavirusit në Afrikë.
Në kontinent ka 39 vende me rreth 300 raste në ditë dhe për më tepër masat e izolimit janë të vështira për t’u miratuar atje ku jeta në komunitet është shumë e ngushtë.
Ndërkohë, Kina vazhdon të regjistroja shifra shumë të ulta, me 5 viktima në orët e fundit apo 3.292 në total.
