Maqedoni

Me ndrrimin e stinëve vijnë edhe disa sëmundje

11.10.2014 17:18

Stinet e vitit ndërrohen, por trupi jo gjithmonë reagon pozitivisht. Lodhje, dhimbje koke, apati, gjendje dobësie, mungesë oreksi...

Stinet e vitit  ndërrohen, por trupi jo gjithmonë reagon pozitivisht. Lodhje, dhimbje koke, apati, gjendje dobësie, mungesë oreksi, janë disa nga simptomet të cilat fillojnë me rilindjen e stinës.  
 
Mjekja, Sefjan Berati – Bellçishtja shpjegon se, ftohja, viruset dhe bakteriet janë  sëmundjet që shoqërojnë periudhën nga kalimi i një stine në një tjetër. Ajo sugjeron që me  shumë kujdes të kenë të moshuarit mbi 65 vjeç dhe femijët deri në 6 vjeç sepse në këtë periudhë më së shumti sulmojn ftohjet, viruset dhe bakteriet.  
 
“Pacientët  që janë mbi 65 vjeç, me sëmundje kronike kardio vaskulare, me sëmundje të nefrologjis dhe me sëmundje plumonale, prekën më tepër. Të ata është e preferueshme të merren vakcinat në kohë të duhur, nëse nuk munden të marrin vakcina në kohën e duhur do të pritet kur të jenë ata më të shëndosh të marrin vakcinën. Ndërsa grupi tjetëre janë fëmijët prej 6 muaj deri në 1 vjet dhe prej 1 deri në 2 dhe prej 2 deri ne 6 vjet. Dhe ftohejt dhe viruest I marrin nga më tepër në kolektive në çerdhe”, shprehet mjekja Sefjan Ferati- Bellçishtja. 
 
Marr parrasysh faktin që shpesh herë antibiotikët merren kot, si për ftohje, gripe  dhe kollitje , Mjekja, Sefjan Berati – Bellçishtja, thekson se   antibiotikët mund të merren vetëm atëherë kur mjeku ju rekomandon, në të kundërtën mund të shkaktojnë efekte anësore. 
 
"Nuk duhet sepse pastaj kemi pasoja tjera. Mbulojm pasqyrën e ndonjë sëmundjes që mund të del shumë serioze ajo sëmundje . për shembull nëse është një viroz, pacienti merr gjat virusit antibiotic, ai përsëri 7 ditë do të bëjë tretmanin edhe me antibiotic edhe pa  antibiotikun. Mirepo pasoja tjera do të ketë në Heparin, Veshkët, në zemrën, diku mund të ndikojn ato barrna”, shprehet mjekja Sefjan Ferati- Bellçishtja. 
 
Mjekët paralajmrojnë  që përveç pasojave të cilët antibiotikët i shkaktojnë organizmit duke konsumuar ato pa pasur nevojë , mund edhe të  zhvillohet  rrezistencë ndaj antibiotikëve. 
 
SANIJE KASAMI