Botë
Në Bullgari nga Kovid-19 vdiqën shtatë persona
29.03.2020 12:39
Në spitalin në Bllagoevgrad në mëngjes vdiq një grua 51 vjeçare si pasojë e Kovid-19...

Në spitalin në Bllagoevgrad në mëngjes vdiq një grua 51 vjeçare si pasojë e Kovid-19, kumtoi Ministria bullgare e Shëndetësisë.
Gruaja ka pasur astmë. Ndërsa mbrëmë në spital ka vdekur edhe nëna e saj 71 vjeçare, gjithashtu e infektuar me koronavirusin e ri.
Në Bullgari deri tani 338 njerëz janë pozitiv të koronavirusit të ri, prej të cilëve shtatë vdiqën, ndërsa 11 janë shëruar./mia
