Filloi llogaritja verore e orës, akrepat u zhvendosën një orë para
Prej sot filloi llogaritja verore e kohë, përkatësisht nga ora 02:00, akrepat janë zhvendosur një orë para duke shënuar orën 03:00...

Ky ndryshim është aplikuar që nga viti 1981, dhe përfshin të gjithë Evropën, ku në shumë shtete të saj, akrepat e orës lëvizin 60 minuta përpara.
Norma evropiane përcakton se në periudhën e orës verore, akrepat lëvizin një orë para dhe gjatë orës dimërore akrepat lëvizin një orë pas.
Llogaritja verore e kohës përfundon më 25 tetor në orën 3 pas mesnate. Nga viti i ardhshëm duhet të hyjë në fuqi propozimi për heqje të zhvendosjes së obligueshme të orës në vendet e Bashkimit Evropian.
Propozimi ishte miratuar nga ana e Parlamentit Evropian, por është lënë mundësi çdo anëtare e Unionit të zgjedhë nëse do të mbetet në llogaritjen verore ose dimërore të kohës.
