Botë
ShBA, një fëmijë disa muajsh vdes nga virusi Korona
29.03.2020 14:36
Një fëmijë më pak se një vjeç është viktima më e re nga virusi Korona në botë...

Vogëlushi ishte nga Ilinois, bëri të ditur guvernatori i cili shprehet i shqetësuar dhe se një gjë e tillë nuk kishte ndodhur më parë.
“Nuk ishte regjistruar ndonjëherë një rast vdekje tek një fëmijë kaq i vogël nga COVID-19. Për këtë kanë nisur dhe hetimet”,– tha drejtori shëndetësor i Ilinois.
Në ShBA deri tani janë regjistruar 124 mijë e 665 të prekur dhe 2 mijë e 227 të vdekur nga virusi Korona.
Në Itali, numri i vdekjeve u rrit në 10 mijë, pasi 889 njerëz vdiqën dje. Në Spanjë, 832 njerëz kanë vdekur në 24 orët e fundit si rezultat i virusit Korona, numri më i madh i vdekjeve brenda një dite, me çka numri i përgjithshëm u rrit në 5 mijë e 690.
