Maqedoni

Krahu i Selës nuk pranon kongresin e Thaçit

11.10.2014 17:25

Përkrahësit e lëvizjes për reformim brenda PDSH-së të kryesuar nga Ziadin Sela..

Përkrahësit e lëvizjes për reformim brenda PDSH-së të kryesuar nga Ziadin Sela, thonë se aspak nuk merren me kongresin që strukturat aktuale të kësaj partie do ta mbajne diten e neserme.
 
Sipas përfaqësuresit të lëvizjes Faton Murseli, ky kongres është jolegjitim, pasi nuk respektohet, neni 37 i statusit, sipas të cilit kongresin e konvokon kuvendi qendror  dhe ai mbahet në afat kohor, dhe atë 60 ditë pasi të merret vendimi në kuvend qendror. 
 
“Gjithë këto afate nuk janë përfill fatkeqësisht nga udhëheqësia aktuale e PDSH dhe për atë shkak ne mendojmë se ky kongres nuk është i ligjshëm. Pra me këtë nuk përfillet as anëtari më i thjeshtë i partisë as votuesi disa vjeçar i pdsh-së. Dmth nëse dikush mjaftohet që me një deputet të hyjë në qeveri, ai mund të mjaftohet që me një kuvendar të zgjidhet edhe kuvendar., tash mendoj se të gjitjhë qytgetarët e kanë të qartë daljen e PDSH-0së nga të gjitha normat statutare dhe rruga e drejtë është që ky kongrers të shpoallet jo legjitim”, shprehet Faton Murseli nga lëvizja për reformimin e PDSH-së.
 
Murseli shton se hapat e ardhshëm të Lëvizjes janë në drejtim të organizimit të kongresit legjitim dhe statutar në të cilin do të respektohen anëtari më i thjeshtë i PDSH-së, votuesi disavjeçar, dhe të gjitha strukturat partiake. Ai pohon  se lëvizja nuk ka për qëllim shpalljen e luftës brenda partiake.
 
“Thejshtë duhet të theksoj se LR – PDSH nuk ka për qëllim të shpall luftë brenda llojit, pra brenda PDSH-së, por ne e bëjmë këtë luftë për më të mirën e shqiptarëve sepse këtë e imponon vetë koha dhe e imponojnë  qytetarët. Kjo është një kërkesë e qytetarëve që të bëhet një ndryshim pasi që PDSH fatkeqësisht deri më tani nuk ka qenë as opozitë e vërtetë, tani po konsolidohet dhe po bëhet opozitë e vërtetë shqiptare”, shprehet Faton Murseli nga lëvizja për reformimin e PDSH-së.
 
Sipas Murselit, në Tetovë dhe në qytetet tjera punohet në terren dhe përkrahja është shumë e madhe nga qytetarët të cilët janë të mendimit se çdo politikan ose aktivist tjetër e ka një fillim dhe zbehjen e tij politike.
 
Ai shton se nga qytetarët nuk merret si një hap i keq apo demoralizues tërheqja e një politikani nga skena politike.
 
MEFAIL ISMAILI