Maqedoni

Angellova: Ta ruajmë çdo vend pune, të sigurohen para për çdo qytetar

29.03.2020 17:18

Duhet të sigurohen para për çdo qytetar që të ketë mjete, të rrjedhë mbrojtja sociale dhe të gjithë të jenë solidarë...

Duhet të sigurohen para për çdo qytetar që të ketë mjete, të rrjedhë mbrojtja sociale dhe të gjithë të jenë solidarë, realë dhe të vetëdijshëm, theksoi ministrja e financave, Nina Angellova, në një intervistë për “Radio Evropën e Lirë”.

Ajo gjithashtu tha se duhet ta ruajmë çdo vend pune, secili të ketë mjete që ta mbijetojë dhe tejkalojë këtë periudhë.

“Nëse flasim për shkurtim në anën e shpenzimeve, do të ketë shkurtim të mallrave dhe shërbimeve të caktuara, shërbimeve të caktuara kapitale siç është blerja e pajisjeve, licencave, softuerëve, do të thotë në kushte të tilla gjithçka që është thelbësore dhe drejtpërdrejt nuk lidhet me përballjen me krizën e virusit Korona, mundet të jenë lëndë e shkurtimit. Me një qëllim të vetëm – të ruhet çdo vend pune, secili të ketë mjete ta mbijetojë këtë periudhë, të gjithë të jemi solidarë.”,- tha ministrja e financave, Nina Angellova.

Gjithashtu Angellovska tha se duhet të ruajmë likuiditetin e buxhetit që t’i servisojmë detyrimet dhe ta mbrojmë likuiditetin e ekonomisë, i cili pastaj duhet të rifillojë dhe të vazhdojë ta mbushë tubacionin që të mund të vazhdojë të shkojë dhe të rrjedhë normal edhe në anën e shpenzimeve.