Maqedoni

MPB: 263 persona nuk e respektuan orën policore

29.03.2020 18:03

263 persona nuk e kanë respektuar mbrëmë masën për ndalimin e lëvizjes...

263 persona nuk e kanë respektuar mbrëmë masën për ndalimin e lëvizjes, bën të ditur Ministria e Punëve të Brendshme.

102 persona janë arrestuar, 46 kanë marrë paralajmërim, ndërsa të tjerëve u janë përgatitur procesverbale të dorëzuara në Prokuroritë Publike.

Ministria e Punëve të Brendshme 108 personave u ka dhënë vendim për izolim, ndërsa 98 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim.

Përfaqësues të MPB-së, gjatë kontrollit të personave në izolim dhe vetizolim kanë evidentuar se tre persona nuk i kanë gjetur në shtëpitë e tyre.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 289 kontrolle të objekteve në tri raste është konstatuar mosrespektim të masave të Qeverisë.

VLORA LATIFI TOPOJANI