Arifi: Mungon përkrahja e Qeverisë serbe, Presheva po përballet e vetme me Covid-19
Në 24 orët e fundit, në Serbinë fqinje kanë humbur jetën 3 persona, duke e rritur në 13 numrin e përgjithshëm...

Në 24 orët e fundit, në Serbinë fqinje kanë humbur jetën 3 persona, duke e rritur në 13 numrin e përgjithshëm të personave të vdekur, ndërsa numri i të infektuarve arrin në 741.
Por, në komunën e Preshevës nuk ka asnjë të prekur nga virusi Korona, derisa mbi dy mijë persona janë në vetkarantinë për shkak se kanë qëndruar kryesisht në Maqedoninë e Veriut, në Kosovë, apo në shtetet tjera, bën të ditur në një intervistë ekskluzive për TVM2 kryetari i Preshevës, Shqipërim Arifi.
Ai thotë se mbështetje konkrete nga Qeveria e Serbisë kjo komunë nuk ka pasur.
Ndërsa marrë parasysh momentin, Arifi ka mirëkuptim edhe për mungesën e mbështetjes nga Shqipëria dhe Kosova, por theksoi se Lugina e Preshevës është e margjinalizuar në çdo aspekt.
ZEKIRJA MEXHITI
