Maqedoni

MASH paralajmëron reforma në fakultetet petagogjike

11.10.2014 17:35

Reforma të programeve mësimore në fakultetet pedagogjike, për shkak të avancimit të cilësisë së kuadrit mësimdhënës...

Reforma të programeve mësimore në fakultetet pedagogjike, për shkak të avancimit të cilësisë së kuadrit mësimdhënës, si dhe përmirësim të rolit të arsimtarit në shoqëri, janë paralajmëruar nga MASH- it.
 
Reformat do të përfshijnë edhe kritere më të larta për regjistrim në fakultetin pedagogjik, ku nota mesatare parashihet të jetë mbi 4.
 
Prodekani i Fakultetit Pedagogjik Emil Sulejmani, thotë se Fakulteti Pedagogjik është i gatshëm për këto reforma por kërkon përfshirjen e kuadrit arsimor në përpilimin  e tyre dhe një debat për këto reforma.
 
“Ne si Fakultet pedagogjik jemi të gatshëm për reformat por ekziston një skepticizëm për shkat të mos marrjes pjesë të kuadrit arsimor në hartimin dhe përpilimin e reformave dhe një debat i gjërë lidhur me reformat e paralajmëruara në fakultetin tone”, shprehet Emil Sulejmani, Prodekan i Fakultetit Pedagogjik.
 
Nota mesatare për regjistrim parashihet të jetë mbi 4 dhe këtë nismë e përkrahin profesorët.
 
“Provimet pranuese u larguan dhe të gjitha ata që konkurronin duheshte të pranohen në instiucionin tone ndodhi që në afatin e pare të konkurojnë student me sukses më të dobët ,me sukes më të mirë shkonin në fakultete më atraktive dhe ndodhte që në afatin e pare të pranojmë një strukture më të dobët të studentëve”, shprehet profesori universitar Lulzim Ademi.
 
Ndërkohë Ministri i Arsimit Abdilaqim Ademi paralajmëroi reforma rrënjësore në Fakultetet Pedagogjike.
 
“Është konstatuar se jo gjithnjë kemi mësimdhënës kompetentë, jo gjithnjë kemi mësimdhënës adekuatë, jo gjithnjë sistemi krijo mësimdhënës që mund nesër të ballafaqohet me sfidat dhe risitë në procesin edukativo arsimor por edhe me realitetin e pas vitit 2001. Kemi filluar me një reform të thellë në fakultetet pedagogjike . Do të miratojmë edhe ligj të ri për mësimdhënësit ku do të definohen të gjitha kriteret se kush do të mund nesër të punësohet si mësimdhënës”, shprehet ministri i arsimit Abdulaqim Ademi.
 
Në të ardhmen planifikohet edhe hapja e Akademisë për Mësimdhënës ,ndërsa fakultete pedagogjike do të ketë vetëm në kuadër të  Universiteteve Shtetërore.
 
FLUTURA LATIFI