Maqedoni

Dibra dhe Qendër Zhupa, 3 javë në karantinë

29.03.2020 19:12

Virusi Korona, i cili në qytetin e Dibrës fillimisht u ul këmbëkryq, filloi të humbë fuqinë e tij...

Virusi Korona, i cili në qytetin e Dibrës fillimisht u ul këmbëkryq, filloi të humbë fuqinë e tij, karantina dhe kujdesi i qytetarëve bëri që tani ai të ulë treguesin e rritjes të të prekurve.

Dje 166 persona nga qytetet e tjera që kishin mbetur në Dibër lëshuan qytetin.

Së shpejti pritet edhe shtetasit e huaj këto ditë të lëshojnë Dibrën, nënvizoi kryetari i Shtabit të Emergjencës, Hekuran Duka.

Virusi Korona, duke prekur mjekët dhe infermieret, ka bërë që numri i personelit mjekësor të zvogëlohet, ata kërkojnë këtë zbrazëtirë ta plotësojë Ministria e Shëndetësisë.

Bashkëpunimi me qytetarët të vazhdojë janë të nevojshme të veprojnë të gjitha hallkat e këtij zinxhiri, thonë nga Shtabi i Emergjencës dhe rrinë me shpresë që kjo situatë të zgjasë sa më pak.

ATLI DEMA