Shqipëri, 212 të infektuar me virusin Korona
15 raste të reja të prekurish me virusin Korona janë regjistruar në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit...

15 raste të reja të prekurish me virusin Korona janë regjistruar në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa është zgjeruar harta e të prekurve me rrethin e Mirditës.
Zëvendësministrja e shëndetësisë, Mira Rakacolli, bëri të ditur se aktualisht janë 6 pacientë në terapi intensive nga të cilët 4 janë te intubuar.
Ndërkohë, ministrja Ogerta Manastirliu tha se spitali i sanatoriumit është kthyer në Spital “Covid”, ku se fundmi është kryer edhe një ndërhyrje kirurgjikale e një pacienteje me virusin Korona.
Masat për frenimin e virusit janë forcuar, ku prej ditës së hënë nga shtëpia do të lejohet të dalë vetëm një anëtar i familjes, i cili duhet të marrë leje nga shteti për të kryer blerje.
LULJETA NDOKA
