Botë

Virusi Korona, numri i të vdekurve në botë mbi 31 mijë e 700

29.03.2020 20:04

COVID-19, tashmë ka përfshirë botën duke shkaktuar 31,737 vdekje...

Vendet më të prekura janë SHBA, Italia, Spanja, Franca, Anglia dhe vendi i origjinës, Kina. Rekordin e zi e mban Italia, e cila ka pasur ditë që ka humbur edhe nga 1000 njerëz në ditë nga virusi COVID-19.

Sipas të dhënave nga Mbrojtja Civile në Itali, numri i të prekurve ka rënë ndjeshëm, pasi janë regjistruar 3651 gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa një dit më parë numri i të infektuarve ishte 4 401. Numri i viktimave vazhdon të jetë i lartë, pasi janë regjistruar 889 viktima.

Në Spanjë ka shkuar në 6528 numri i përgjithshëm i personave të vdekur nga koronavirusi, ndërsa viktima të reja u regjistruan 838. Edhe numri i të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit u rrit në masë të konsiderueshme me 6549 raste të reja, duke e çuar në 78797 numrin e përgjithshëm të personave të prekur.

SHBA në 24 orët e fundit pati 453 vdekje të lidhura me COVID-19, një rekord i ri që sjell numrin e vdekjeve në vend në 1 891 që nga fillimi i pandemisë. Universiteti “Johns Hopkins” numëroi 115 mijë e  547 dje, ose 21 309 raste të reja brenda një dite.

Më së shumti vdekje u raportuan në shtetin e Nju Jorkut, 725 viktima deri më tani, ndërsa vetëm në qytetin e Nju Jorkut janë regjistruar 672 të vdekur. Një fëmijë më pak se një vjeç është viktima më e re nga koronavirusi në botë. Vogëlushi ishte nga Ilinois, bëri të ditur guvernatori i cili shprehet i shqetësuar dhe se një gjë e tillë nuk kishte ndodhur më parë.

Në Rusi janë infektuar 228 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar në 2 1264 numrin e përgjithshëm të të infektuarve. Deri më tani, nga koronavirusi në Rusi kanë vdekur gjashtë persona. Në Mbretërinë e Bashkuar numri i personave që kanë vdekur nga koronavirusi tani ka arritur në 1,019 në këtë vend, aktualisht 17,089 persona janë infektuar nga COVID-19.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Britani të Madhe është rritur për 209 vetëm në 24 orët e fundit dhe ka shkuar në 1228.

Në Greqi numri i viktimave nga Covid-19 ka shkuar në 29. Ndërkohë, të prekur në Greqi janë 960 persona, ndërsa 65 janë në gjendje të rëndë.

SEDAT SELIMI