Maqedoni
Iseni: Balli kombëtarë nuk ishte aleat i nazifashizmit
11.10.2014 17:39
Me 1 shtatorë të vitit 1939 filloi Lufta e Dytë Botërore, ndërsa në prill të vitit 1941 u okupua edhe Mbretria e atëhershme jugosllave ku përfshihej edhe Maqedonia...

Me 1 shtatorë të vitit 1939 filloi Lufta e Dytë Botërore, ndërsa në prill të vitit 1941 u okupua edhe Mbretria e atëhershme jugosllave ku përfshihej edhe Maqedonia, sqaron historiani Fati Iseni.
Në marrveshjes e Vjenës midis Minsitrave të Jashtëm të Gjermanisë dhe Italisë, Maqedonia perëndimore me një pjesë të Kosovës asaj kohe i takoi Italisë, ndërsa pjesa tjetër nga Grupçini, deri në Kumanovë kalo inën okupimin gjerman respektivisht okupimin Bullgar, pasi edhe bullgaria ishte aleat i Gjermanisë.
Por Hiseni sqaron se nëse në pjesën veriore të qyteteve të banuara me shqiptarë vetëm u ndryshua okupatori, në pjesën perëndimore u ndje një lloj çlirimi pasi për her të parël u hapën shkolla shqipe, u lejua përdorimi i flamurit shqiptarë dhe kryetarët e komunave nga Tetova, Gostivari, Dibra dhe pjesë të Prespës ishin shqiptarë.
“Për të Joshur shqiptarët, apo për të ofruar shqiptarët dhe për të ulur rezistencën, asaj kohe Italia Fashiste mori hapa vendimtarë që për herë të parë shqiptarëve tu lejojë hapjen e shkollave shqipe të lejohej përdorimi i flamurit shqiptarë, që asnjëherë më parë nuk ishte lejuar në mënyrë legale përdorimi i flamurit shqiptarë dhe ishte hera e parë që organizoheshin në mënyrë legale shkolla shqipe.Asaj Kohe kemi edhe formimin e asaj që në popull njifet si Shqipëria e madhe”, shprehet historiani Fati Iseni.
Edhe formimi i Batalionit Mirçe Acev më 18 gusht të vitit 1943 në malin sllavej, por edhe vet formimi i partisë Komuniste të Maqedonisë në Tetovë, nuk ishte e rastësishme thekson historiani Hisenai, pasiqë Tempo dhe Tito, e dinin se pas rënies së nazifashizmit do të ishte më lehtë të merret Maqedonia lindore nga bullgarët, por më e vështirë do të ishte marrja e Maqedonisë perëndimore nga shqiptarët, pasiqë tanimë kishte filluar mobilizimi i shqiptarëveqë që njiheshin si forcat vullnetare shqiptare, ku përfshiheshin forcat e ballit kombëtarë dhe lëvizjeve tjera.
Iseni poashtu thekson se ka fakte të shkruara se Balli Kombëtarë si lëvizje politiko ushtarake nuk ka qen aleat i nazifashizmit.
“Në aprim të gjitha këto ishin lëvizje që kishin karakter çlirimtarë për shqiptarët dhe piksynimi i tyre ishte të bashkoheshin asaj kohe me Shqipërinë dhe këto luftonin në dy fronte njëri ishte nazifashizmi dhe tjetri ishte partizano sllav.Kur forcat partizane ndiheshin në rrezik, pranuan të nënshkruajnë marrveshje në gusht të vitit 1943 edhe me përfaqësues të Ballit kombëtarë në Dibër . Egzistojnë dokumentet origjinale dhe si ka mundësi që tani nëse e trajtojmë ballin kobëtarë që ka bashkëpunuar me nazifashizmin, në anën tjetër vet përfaqësuesit e forcave partizane si Erisie Popovski e kështu me rradhë bën marrveshje të drejtëpërdrejtë, apo me shkrim të ballit kombëtarë”, shprehet historiani Fati Iseni.
Shqiptarët mbështetën forcat vullnetare shqiptare pasiqë Tempo dhe Tito nuk mbajtën premtimin për tu dhënë të drejtën e vetvendosjes për shqiptarët, ashtu siç ndodhi me popujt tjerë të ish jugosllavisë.
MEMEDALI JUSUFI
