Maqedoni

COVID-19, qendër testimi edhe në poliklinikën e Çairit

30.03.2020 10:55

Testimi për virusin korona prej sot bëhet edhe në Poliklinikën e Çairit...

Testimi për virusin korona prej sot bëhet edhe në Poliklinikën e Çairit, ndërsa deri në fund të javës edhe në Poliklinikën “Mlin Ballkan”. Qendr testimi pritet te happen edhe në qytete të tjera.

Komisioni i shëndetësisë e ka kryer kontrollin në të gjitha insitutionet kompetente, gjatë ditës së nesërme fillon edhe në laboratorin “Bitpazar”, në bazë të së cilës do të bëhet plan për shfrytëzimin e këtyre kapaciteteve, ndërsa në Fond tashmë punojnë në gjetjen e modelit të bashkëpunimit. Në pajtim me mendimin e epidemiologëve do të rritet numri i testimeve të nevojshme. Sistemi për testime mobile është i gatshëm dhe ai do të fillojë të zbatohet ditëve në vijim.