Maqedoni

COVID 19, vazhdon kthimi i organizuar i shtetasve të RMV-së

30.03.2020 11:24

Shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët janë paraqitur...

Shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët janë paraqitur për fluturimet humanitare pritet sot të arrijnë në vend me fluturime nga Vjena dhe Baseli.
 
Mbrëmë pas mesnatës pritej aeroplani me 180 shtetas tanë të aterojë në aeroportin e Shkupit nga Boni. Në pajtim me protokollet për karantinë shtetërore, qytetarët do të nisen drejt hotelit “Drim” në Strugë, ku do të kalojnë 14 ditë në izolim. Dje nga Berlini, me aeroplan u kthyen 176 persona, 173 të rritur dhe 3 fëmijë. Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në Fejsbuk informoi se në fluturimin e Vizerit drejt Gjermanisë u dërguan edhe shtetas të huaj nga Shkupi.