Maqedoni
Bruksel, anëtarësimi në NATO drejt finales, ngritet flamuri i RMV-së në selinë e Aleancës
30.03.2020 12:11
Në selinë e NATO-s në Bruksel pasditën e sotme pritet të mbahet ceremonia solemne e ngritjes së flamurit të RMV-së.....

Në selinë e NATO-s në Bruksel pasditën e sotme pritet të mbahet ceremonia solemne e ngritjes së flamurit të RMV-së përskaj 29 flamujve të tjerë të shteteve anëtare të NATO-s, dhe me këtë të përfundojë dhe ceremonia zyrtare e anëtarësimit të RMV-së në Aleancë si anëtarja e 30.
Në ceremonine e ngritjes së flamurit të Maqedonisë së Veriut do të jetë I pranishëm sekretari I përgjithshëm I NATO-s Jens Stoltenerg, përfaqësues nga komiteti ushtarak I Aleancës si dhe përfaqësuesi nga Maqeonia, Zoran Todorovski. Për shkak të situates së krijuar me virusin korona, nuk është paraparë prani të mediave, por ngjarja do të transmetohet përmes web faqes së Aleancës.
Paralelisht ceremonia e ngritjes sëflamurit do të bëhet edhe në selinë e NATO-s në komandën në Norfollk, si dhe në komandën kryesore në Mons. Republika e MAqedonisë së Veriut nga e premtja e javës së kaluar është zyrtarisht anëtare e plotfuqishme , pasi që SHBA-të pranuan instrumentin qasës të RMV-së në marrëveshjen e Atlantikut të veriut.
