Botë
Aeroporti Kenedi kontrolle të veçanta për Ebola
11.10.2014 18:16
Aeroporti John Kennedy i Nju Jorkut ka nisur të bëjë kontrolle të veçanta, në përpjekje për të frenuar shpërthimin e Ebolës në Shtetet e Bashkuara...

Pasagjerëve nga Liberia, Siera Leone dhe Guinea – tre vendet e goditura më së keqi nga sëmundja – do t’iu matet temperatura dhe do të përgjigjen në një sërë pyetjesh.
Kontrolle të tilla do të nisin këto ditë edhe në aeroportet e Çikagos, Uashingtonit dhe Atlantas.
Këta hapa vijnë pas vdekjes së personit të parë nga Ebola në SHBA ditën e mërkurë.
Viktima kishte udhëtuar në SHBA nga Liberia. Sipas shifrave të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Ebola ka vrarë mbi 4,000 njerëz në Afrikën perëndimore.
