Maqedoni

Inspektorët në terren, mbyllen 22 hotele, kontrolle për abuzim me çmime

30.03.2020 14:29

Agjencitë dhe inspektoriatet kanë kryer 7633 kontrolle prej 23 deri më 27 mars...

Për parregullsi dhe mosrespektim të masave, janë mbyllur 22 objekte hotelerike në Shkup, Kumanovë dhe Gostivar. Me vendim të Qeverisë, Inspektorati ka ngrirë çmimet e disa produkteve. Për të parë nëse çmimet janë rritur edhe përkundër urdhëresës, bashkë me inspektoratin e të hyrave publike janë bërë 928 kontrolle.
 
Tek rreth 60 tregtarë janë vërejtur rritje të cmimeve të produkteve ushqimore, sidomos në çmimin të limonit. Pas masave të ndërmara, çmimet janë ulur në gjendjen e para shpërthimit të krizës. 
 
“Inspektorati Shëndetësor i ka kryer 246 kontroll, ku kryesisht vërehet se po zbatohen masat dhe rekomandimet e Qeverisë. Poashtu ky inspektorat ka lëshuar 2774 leje për shoferët profesionistë të kamionëve, të cilët janë shumë të rëndësishëm, pasi po bëjnë furnizimin pa u ndalur me produktet ushqimore dhe mallrat e tjera të nevojshme. Inspektori i Tregut ka bërrë gjithsej 183 kontrolle ku është konstatuar se transportuesit nuk kanë ulur kapacitetet për pasagjerët brenda mjeteve për 50 për qind. Agjencioni i Barnave ka realizuar gjithseh 37 kontrollime ku nuk kanë vërejtur shkelje të masave”, tha Magdalena Filipovska Grashkoska, kryetare e këshillit inspektues.
 
Të gjitha institucionei inspektuese  janë në teren me qëllim të mbykqyrjes maksimale të zbatimit të vendimeve  të Qeverisë, më qëllim të parandalimit të shpërndarjes së virusit Korona.  
 
FITIM KRYEZIU