Maqedoni

Oda e Zejtarëve: Të përfshihemi në masat qeveritare

30.03.2020 14:50

Zejtarët janë jashtëzakonisht të prekur nga gjendja me virusin korona....

Shumica e dyqaneve janë të mbyllura, edhe ato që janë hapur nuk kanë punë, thonë nga Oda e Zejtarisë. 5800 zejtarë dhe rreth 330 të punësuar nuk janë të përfshirë në masat e qeverisë për mbështjetje të virusit. Ata kërkojnë që qeveria të kthej syt kah zejtarët dhe ti përfshijë në masa për shkak se shumë biznese do të falimentojnë. 
 
“Propozojmë që në masat për subvencionim të rrogave dhe kontributeve të parashikohen edhe zejtarët në kohë të periudhës së krizës. Propozojmë që në masat për lirimin e pagesave të paradhënies  për tatimin e të ardhurave personale përderisa zgjat pandemija të prëfshihen edhe zejtarët që pagujnë tatim paushall me vendim të DAP-it dhe zejtarët që paguajnë tatim në bazë të profitit të bërë. Të gjenden mundësitë që edhe zejtarët të aplikojnë për kredi në Bankën për Zhvillim dhe Ripërtëritje, që të mund bizneset të mbeten likuide. Zejtarët dhe të punësuarit në sektorin e zejtarisë të cilët janë në shtëpi dhe në vet-izolim të kenë trajtimin e të sëmurëve dhe të paguhen nga Fondi Shëndetsor nga dita e parë e mungesës.”- tha Nikolla Petrov, kryetar i Odës së Zejtarëve/
 
Ndikimi nga kriza ndjehen që nga dita e parë, andaj qeveria të reflektojë dhe të veprojë menjëherë në mënyrë që mos të humbet asnjë vend pune në sektorin e zejtarisë, apelojnë nga kjo Odë. 
 
BELINDA KOKA ADEMI