Maqedoni

Vdekja e pacientes nga Struga, konfirmohet shkelja, nuk ju dha ndihma mjekësore

30.03.2020 15:27

Inspektoriati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor konfirmoi se ka pasur shkelje në rastin e vdekjes....

Inspektoriati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor konfirmoi se ka pasur shkelje në rastin e vdekjes së pacientes nga Struga, rezultatet e të cilës dolën pozitivë ndaj virusit Korona. Ajo nuk u pranua nga spitali i Ohrit edhe pse ka pasur udhëzim nga mjeku amë 
 
“Nga informacionet që kam marrë deri më tani, do të konfirmoj që, po, është konstatuar shkelje në lidhje me mosdhënien ndihmës mjekësore për një pacient që ka kërkuar kujdes shëndetësor. Ka të bëjë me një punonjës të kujdesit shëndetësor i cili ishte në detyrë në kohën kur pacienti ishte dërguar në kontroll. Është i saktë informacioni që mjeku amë i ka dhënë udhëzim për 25 e këtij muaji.”-  tha Irinka soTirova-Bukova, drejtore e Inspektoratit Sanitar- Shëndetësor.
 
Në repartin  për sëmundjeve infektive në spitalin e Ohrit punojnë 2 specialistë dhe dy specialzantë  si dhe personel tjetër mjekësor por  përgjegjësia eventuale për të gjithë ata do të konfirmohet më tej nga ISHSSH sipas neneve të Ligjit për Mbrojtje Shëndetësore”, paralajmëroi Sotirova-Bukova. Repoarti infektiv në spitalin e Ohrit funksionon për momentin.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI