Strugë, 5 të prekur, masat nuk respektohen nga të gjithë
Deri më tani në Strugë janë regjistruar 5 raste me të prekur nga virusi korona....

Deri më tani në Strugë janë regjistruar 5 raste me të prekur nga virusi korona, një prej të cilëve ka ndërruar jetë dy ditë më parë. Aktualisht janë kontrolluar të gjithë personat që kanë qenë në kontakt me personat e infektuar , për ata të cilët gjatë anketës epidemiologjike nuk kanë treguar se janë të dyshimtë janë dhënë vendime për izolim. Ata kontrollohen rreptësisht nga policia.
“Punktet funksionojnë, po merren brise dhe infektologët kanë kontaktuar kontaktete të gjithë personve pozitivë që ka në këto fshatra” - shpreh zv.Mnistri i Shëndetësisë, Arben Arsllani.
Pas rasteve të të infektuarve në fshatrat Tatesh, Veleshtë dhe Labunishtë, krerët e komunave kërkojnë që Qeveria të izolojë këto vendbanime. Në hotel Drim ndërkohë do të vendosen në karantinë një pjesë e të ardhurve nga Austria dhe Zvicra.
Por megjithë masat e marra nga komuna e Strugës për parandalimin e përhapjes së virusit, qytetarët duket se nuk po vetëdijësohen se sa e rrezikshme është kjo situatë.
Struga këtë të hënë i ngjante një qyteti në kohë normale, me rrugët plot njerëz. Qytetarët nuk respektojnë mjaftueshëm rekomandimet për mbrojtje, megjithëse shumë prej tyre dalin në rrugë me maska në fytyrë.
Ata vazhdojnë të mblidhen në grumbuj më të mëdhenj se 5 njerëz, nuk ju shmangen turmave dhe nuk respektojnë hapësirën e rekomanduar sociale as në rrugë e as nëpër shitore. Janë vërejtur turma të njerëzve në tregun e gjelbërt, për të cilin nga komuna e Strugës kanë lajmëruar se do të mbyllet të martën. Janë ndaluar të gjitha linjat e rregullta të transportit, si dhe është kërkuar që të izolohen fshatrat ku ka paraqitje të COVID 19.
Nga komuna e Strugës dhe spitali i qytetit, vazhdojnë apelet deri tek të gjithë qytetarët që të marrin seriozisht situatën e të respektojnë rregullat. (Ilmie Zhaku, TVM2)
