Botë
41 paqëruajtës të OKB-së në Liberi të rrezikuar nga Ebola
11.10.2014 18:18
Misioni paqeruajtës i Kombeve të Bashkuara në Liberi ka vendosur 41 pjesëtarë të stafit nën “mbikëqyrje mjekësore”...

Misioni paqeruajtës i Kombeve të Bashkuara në Liberi ka vendosur 41 pjesëtarë të stafit nën “mbikëqyrje mjekësore”, pasi një anëtar ndërkombëtar i ekipit të tij mjekësor është diagnostikuar me Ebola këtë javë.
Ai është anëtari i dytë i misionit që del pozitiv ndaj virusit vdekjeprurës.
“Masa është parandaluese dhe ka për qëllim të parandalojë transmetimin e mëtejshëm të sëmundjes”, ka thënë përmes një deklarate misioni i OKB-së.
Dyzetenjë paqeruajtësit është thënë se mund të kenë pasur kontakte me pjesëtarin e infektuar të ekipit mjekësor, emri dhe kombësia e të cilit nuk janë bërë publike.
Sipas shifrave të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Ebola ka vrarë mbi 4,000 njerëz në Afrikën perëndimore.
