Maqedoni

Qendra spitalore e Kërçovës, mungojnë mjetet mbrojtëse nga Kovid 19

30.03.2020 16:07

Të gjitha testet e deritanishme të realizuara përmes terminit të caktuar nga mjeku amë...

Të gjitha testet e deritanishme të realizuara përmes terminit të caktuar nga mjeku amë, në punktin e Qendrës spitalore të Kërçovës, kanë qenë negative. Nga Shtëpia e shëndetit në Kërçovë, thotë se aktualisht institucionet shëndetsore ballafaqohen me mungesën e paisjeve dhe preparateve që në këtë situatë janë mëse të nevojshme  për mbrojtjen e personelit shëndetsor nga Covid 19. Nevoja e mbrojtjes së puntorëve shëndetsor është e rëndësisë jetike, dhe autoritetet shëndetësore u bëjnë  thirrje edhe  subjekteve private që me paisjet që i kanë në disponim, të ndihmojnë në mbrojtjen e personelit mjeksor në Kërçovë.
 
Masat mbrojtëse nga virusi Korona, dënime për ata që shkelën ndalesat për lëvizje
 
Në rajonin e Kërçovës kryesisht janë respektuar masat qeveritare për preventivë nga virusi korona. Por zëdhënësi i Sektorit për Punë të brendshme në Ohër Stefan Dimoski, ka njoftuar se organet policore kanë ngritur padi penale ndaj 8 personave që nuk e kanë respektuar lëvizjen e kufizuar gjatë orës policore, si dhe ndaj 5 kërçovarëve të cilët e kanë thyer masën e vetë-izolimit.
 
SHABAN DALIPI