Gostivar, komuna me masa shtesë për paranalimin e “Covid 19”

30.03.2020 16:20

Që nga përhapja e virusit Covid 19 e deri më sot, në qytetin e Gostivarit janë testuar 31 persona...

Që nga përhapja e virusit Covid 19 e deri më sot, në qytetin e Gostivarit janë testuar 31 persona, fatmirësisht edhe më tej vetëm një person mbetet pozitiv me korona.

Aktualisht, në Komunën e Gostivarit ka gjithësej 205 persona që u është  rekomanduar që të qëndrojnë në vetizolim konform rekomandimeve, ndërsa 136 persona tashmë e kanë kaluar afatin e vetizolimit.

Situata vazhdon të mbahet nën kontroll dhe qytetarët kryesisht iu përmbahen apeleve për vetizolim,  është konstatim nga  mbledhja e pestë të Shtabit të Emegjencave pranë Komunës së Gostivarit.

Pushteti lokal zhvillon pa ndërprerë  aktivitete preventive kundër “Covid 19”.

Prej të martës, përveç dezinfektimit të objekteve publike dhe banesore, do të bëhet edhe dezinfektimi i të gjitha automjeteve që do të hyjnë në qytet. Sipas kryeshefit të policisë së Gostivarit, në natën e së dielës ka pasur më shumë shkelje të vendimit për mosqarkullim në orë policore – gjithsej 9 persona janë arrestuar nga policia dhe ndaj të njejtive do të zbatohen masat ndëshkuese. (Lulzim Haziri, TVM2)