Maqedoni

VMRO-DPMNE: Çmimet e biletave të avionit, të larta

30.03.2020 16:23

VMRO-DPMNE-ja opozitare ka akuzuar se avio-biletat për fluturimet humanitare që ka paralajmëruar qeveria...

VMRO-DPMNE-ja opozitare ka akuzuar se avio-biletat për fluturimet humanitare që ka paralajmëruar qeveria, janë me çmime të larta dhe bien mbi kurrizin e vetë qytetarëve të mbetur jashtë vendit.Pas tejkalimit të krizs gjithçka do të dalë në sipërfaqe tha Dimçe Arsovski nga partia opozitare maqeonase duke paralajmëruar se  dyshimet do t’u transferohen organeve të drejtësisë.
 
"Pasi e gjithë qeveria e LSDM-së u lavdërua se me fluturime humanitare do të kthejë qytetarët e mbetur nëpër botë të bllokuar nga koronavirusi, filluam të shohim dhe dëgjojmë dëshmi nga udhëtarët se çdo fluturim humanitar dhe çdo biletë humanitare është e paguar nga qytetarët me qindra euro, me shumë më të lartë se çmimet reale. Natyrisht për këtë gjest human dikush në qeveri duhet të marrë shpërblimin e duhur."- tha Dimçe Arsovski nga VMRO-DPMNE.
 
LSDM:VMRO-DPMNE po përhap informata të pavërteta
 
Por nga LSDM thonë se veç përfitimeve partiake kështjellës së VMRO-DPMNE-së  nuk i intereson gjë tjetër. Ata po ushtrojnë presion mbi institucionet dhe po përhapin të pavërrteta thonë nga LSDM.
 
"Nga e njëjta kështjellë prej ku çdo ditë përhap të pavërrteta, pa asnjë provë bën presion mbi institucionet që luftojnë me të gjitha forcat kundër virusit korona. Mickoski duhet të ketë turp për sjelljen e tij që është e ulët dhe e papërgjegjshme. Asnjë politikan që nga pavarësia nuk ka vepruar kështu në kohë krize. Kur nuk është në gjendje të ndihmojë, Mickoski duhet të ndalojë me sulmet e tij ndaj institucioneve, që t’i përhapë frustrimet e tij mbi qytetarët."- tha Snezhana Kalevska Vançeva nga LSDM.
 
Në kohën kur kur vendi po përballet me pandeminë, VMRO-DPMNE nuk është e gatshme të heqë dorë nga asgjë, nënvizoi Kalevska Vançeva.
 
NAIM RAMADANI