Virusi Korona, hapen punkte të reja për testime në Shkup

30.03.2020 16:53

Hapen punkte të reja në Shkup për testime të virusit korona.....

“Qytetarët tani më mund të bëjnë testin për virusin korona edhe këtu në poliklinikën e Çairit. Të gjithë ata që kanë simptoma të ngjajshme me gripin, si kollitje, ethe, temperature apo frymëzënie mund të lajmërohen përmes telefonit në mjekun e tyre amë, i cili do të bëjë anketën dhe do të vendosë nëse ju jeni për të ardhur këtu apo jo”

Në fund të javës hapet edhe në klinikën “Mlin Ballkan” duke e cuar kështu në 16 numrin e punkteve ku mund të bëhen testimet për visurin korona,  por vetëm me  udhëzim nga mjeku amë.

Së shpejti pritet të hapen edhe dy punkte në qytetet tjera të vendit.  Në këtë gjendje krize edhe klinika e gjinekologjisë në Çair punon me regjim të veçantë. Të gjithë pacientëve në hyrje u dezinfektohen këpucët, u jipet maskë mbrojtëse, ju matet temperature dhe u bëhet një anketë epidemiologjike, në bazë të të cilës vendosin se a janë për tu pranuar në klinikë apo për tu dërguar në klinikën universitare.

“Pacientët të cilët nuk kanë nuk tregojnë në vetpranim temperaturë, nuk kanë anamnezë spo anketë epidemiologjike pozitive,  dmth pacientët të cilët nuk kanë qenë në vet-izolimapo nuk gravitojnë nga vendet të cilët janë të njohura si vende me rrezik të mesëm dhe të lartë ose nuk kanë pasur ndonjë kontakt me persona të cilët kanë qenë në vet izolim ose kanë ardhur nga vendet me koronavirus pranohet në spital. Kurse, gratë të cilat kanë anketë pozitive epidemiologjike ose tregojnë simptoma të virusit, të njejtat në marrëveshje me klinikë universitare përcjellen atje për trajtim të mëtutjeshëm” – tha gjinekologu, Ilir Shurdhani.

Ministri Filipçe ka bërë të ditur se sistemi i testimeve mobile është përgaditur dhe i njejti do të duhet të zbatohet së shpejti në Shkup. Epidemiologët janë të mendimit se duhet të rritet numri i testimeve të nevojshme. (Ersan Pajaziti, TVM2)