Ora policore, 242 qytetarë u kapën jashtë gjatë të dielës

30.03.2020 17:15

Qytetarët asesi nuk po mësohen të respektojnë orën policore....

Qytetarët asesi nuk po mësohen të respektojnë orën policore. Edhe pse shumica janë të ndërgjegjshëm se të rish në shtëpi, në këtë kohë pandemie do të thotë të shpëtosh jetën edhe të të tjerëve, sërisht gjatë orës policore të dielën policia ka kapur 242 qytetarë të cilët pa arsyetim dhe nevojë shëtisnin në rrugë.

Madje këta qytetarë të pandërgjegjshëm, në disa raste e kanë kthyer në lojë daljen etyre në orarin e ndaluar, duke detyruar ekpiet e policisë  që t’i  ndjekë nga pas për t’i kapur. Edhe këta të fundit, si ata nga netet e kaluara nuk do të mund t’i shpëtojnë gjobave, përkujtojnë nga MPB.

 “ Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit nuk e kanë respektuar masën për ndalesën e lëvizjes gjithsej 242 persona, me çka nga ana e nëpunësve policor u shoqeruan gjithsej 95 persona, 37 të tjerë u shqpituan vërejtje,ndërsa të tjerëve u përgaditen procesverbale për t’i paditur në të ardhmen në Prokurorinë Themelore Publike”, thuhet në komunikatën e MPB-së

Qytetarët: Masat duhen respektuar, të mbrojmë veten

Por duhen vetëdijësuar prindërit që i lënë fëmijët e tyre të dalin jashtë, sepse kryesisht ata që thyejnë rregullat, janë të rinj. E megjithëse rritet numri i atyre që kapen nga policia sepse nuk respektojnë masat,  qytetarët e anketuar nga TVM 2, thonë se masat i respektojnë rreptësisht  dhe dalin vetëm kur e kanë të patjetërsueshme.

 “Po si jo i respektojmë masat qeveritare. Por tani erdha deri te ambulanca të marr disa ilaçe për tensionin e lartë që kam dhe menjëherë këthehem në shtëpi. Patjetër se të gjithë  duhet ti respektojmë masat qeveritare jo vetëm unë”.

“Nevojitet vetëm disiplinë asgjë tjetër. Pa qenë të disipilinuar asgjë nuk do të mund të bëjmë. Për mendimit tim, kjo situatë me virusin do të zgjate dhe do të merr shumë viktima, andaj duhet të vetëdijsohemi”

“Vetëm unë dal nga shtëpia për të bërë pazar dhe furinizuar shtëpinë me ushqimet e nevojshme të tjerët po qendrojnë  në shtëpi derisa nuk kalon kjo situatë” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar.

Gjatë 24 orëve të fundit MPB ka shqiptuar gjithsej 109 vendime të reja për izolim, ndërsa 112 qytetarë tjerë nënshkruan deklaratën për vetëizolim 14 ditor.

Jozyrtarisht mësohet se rreth 10 policë ndodhen në izolim shtëpiak pasi që më herët kanë pasur konakte me persona të infektuar me “Covid-19”, në këtë numër përfshihen edhe 2 policët që më herët u konstatuan si të infektuar. Gjatë kontrollimit policor e të gjithë qytetarëve në izolim dhe vetëizolim, vetëm një person nuk është  gjetur në shtëpinë e tij.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kthyer rreth 354 shtetas nga Gjermani, ndërsa deri në fund të ditës së hënë priten të kthehen rreth 360 të tjerë nga Vjena dhe  Baseli përmes transportit të organizuar e ata të dërgohen në hotelet e caktuara si karantinë shetërore. Qeveria thotë se  transporti i organizuar nga shteti realizohet në pajtim me protokollevt e  larta për mbrojtje e dezinfektim. (Rexhep Qamili, TVM2)