Ditë Historike, flamuri i RMV-së ngjitet në shtizë para NATO-s

30.03.2020 17:20

Flamuri i Maqedonisë së Veriut u ngrit në shtizë para selisë së NATO-s, në Bruksel....

Flamuri i Maqedonisë së Veriut u ngrit në shtizë para selisë së NATO-s, në Bruksel, në një ceremoni solemne që shënon anëtarësimin zyrtar të vendit në Aleanëcn e Atlantikut të Veriut.

Sekretari Gjeneral i NATO-s Jens Stolltenberg tha se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut është moment historik, i cili vjen pas shumë përpjekjesh dhe zbatimin e reformave të nevojshme.

Sipas tij Marrëveshja e Prespës e bëri të mundur anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, një marrëveshje e arritur në frymën e Aleancës dhe me kurajë dhe vizion politik të të dy palëve.

“Puna e juaj e mundimshme e bëri të mundur këtë ditë. Anëtarësimi në NATO i shërben Maqedonisë së Veriut, i shërben stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar. Gjithashtu mirëpres vendimin e BE-së për të filluar bisedimet qasëse me Maqedoninë e Veriut. Kjo është shenjë se vendi i juaj është determinuar që të zë vend në familjen euroatlantike, duke kontribuar në paqen dhe stabilitetin për të gjithë. Ne të gjithë jemi më të fuqishëm dhe më të sigurt së bashku sesa të vetëm, prandaj mirë se erdhët në NATO.”  - u shpreh Sekretar i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO është triumf i gjitë shoqërisë dhe qytetarëve të republikës, tha u.d shef i misionit të përhershëm të RMV-së në NATO Zoran Todorov. Sipas tij anëtarësimi në NATO nuk garanton vetëm sigurinë por paraqet një konfirmim të vlerave të përbashkëta demokratike

“Një ditë historike. Një datë historike pë NATO-n dhe jë ditë historike për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Dhe ja ku jemi duke qëndruar fortë dhe stabil para Shtabit të NATO-s, përfundimisht së bashku me aletat tanë. Flamuri i ynë po valon me 29 flamujt e vendet tjera aleate të NATO-s. Me anëtarësimin në NATO e ardhmja e jonë do të jetë stabile, e sigurtë dhe me prosperitet dhe do të marrim vendime për çështjet më të rëndësishme brenda Aleancës më të fortë më të organizuar dhe më efikase në historinë e njerëzimit. Që sot e tutje nuk jemi më vetëm.” – deklaroi U.D, shef i misionit të përhershëm të RMV-së në NATO, Zoran Todorov.

Flamuri i Maqedonisë së Veriut njëkohësisht u ngrit edhe në Komandën e Aleancës për Operacione në Mons të Belgjikës dhe në Komandën e Aleancës në Northfolk të Virxhinisë në ShBA.

Për ndryshe procedura formale për anëtarësim në NATO zyrtarisht u mbyll më 27 mars, me deponimin e instrumentit për qasje në Departamentin e Shtetit të SHBA-së në Uashington. (Shpëtim Nuredini, TVM2)