Spasovski: Ditë historike, prej sot edhe ne jemi NATO
Kryeministri Oliver Spasosvki ka uruar qytetarët në këtë datë historike.....

Kryeministri Oliver Spasosvki ka uruar qytetarët në këtë datë historike. Rruga ishte e gjatë, por ne e merituam shpërblimin thotë ai ,duke përkujtuar se vendi u përball e kapërceu të gjitha sfidat me të cilat u përball nga pavarësia, në tre vitet e fundit u bënë reformat kryesore, u morrën vendime duke lëvizur përpara fuqimisht procesin euro-atlantik i cili ishte kërcënuar seriozisht.
“Vërtetë sot ne po luftojmë një betejë tjetër, betejën me koronën, por për një moment do t’i lejojmë vetes të gëzohemi, të shkruajmë se sot është një ditë që do mbahte mend , një ditë historie. Një ditë kur flamuri ynë valon si i barabartë me të tjerët në familjen e Aleancës së Atlantikut të Veriut, aleancës më e fuqishme të sigurisë ushtarake në historinë njerëzore. Duke marrë vendime të mëdha, u bëmë shtet më i mire, me një shoqëri më e mirë dhe shpërblimi u fitua në mënyrë të merituar. Ju sigurojmë se ne do të fitojmë betejën kundër virusit korona dhe do të vazhdojmë në rrugën tonë për të arritur qëllimin tonë tjetër strategjik – përfundimin e suksesshëm në procesin e pranimit në BE” – tha Kryeministri i vendit, Oliver Spasovski.
Spasovski premtoi se vendi do të vazhdojë të jetë fqinj i mirë dhe aleat i besueshëm.
“Do vazhdojmë të jemi fqinj të sinqertë për të gjitha vendet e rajonit, një shtet që do të forcojë kapacitetet e tij dhe partneritetin me të gjithë aleatët tanë të NATO-s në sfidat globale të paqeruajtjes. Një aleat nga i cili, të gjithë partnerët e tjerë të NATO-s, mund të presin mbështetje dhe një aleat që gjithmonë mund të llogarisë në të gjitha vendet e tjera anëtare” – u shpreh Spasovski.
Spasovski falenderoi ish kryeministrin Zoran Zaev për përpjekjet e tij të palodhshme dhe vendimet e guximshme. Përkujtoi se kjo ditë nuk do të ndodhte pa mbështetjen e aleatëve tanë - Shteteve të Bashkuara, vendeve anëtare të NATO-s dhe fqinjëve tanë.
“Jemi të lumtur që jemi me ta sot, në solidaritet dhe unitet”, tha kryeministri Spasovski. (Flutura Latifi, TVM2)
