Botë
Kobani dhe Anbar të rrezikojnë të bien në duart e ISIS-it
11.10.2014 18:21
Qyteti kurd në Siri Kobani, ku prej disa ditësh po zhvillohen luftime të ashpra mes luftëtarëve kurd dhe militantëve të ISIS-it rrezikon të pësoj fatin e Srebrenicës...

Në paralajmërim i tillë vjen nga i dërguari i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura.
De Mistura ka thënë se nëse Kobani bie në duart e militantëve të Shtetit Islamik, popullata e mbetur atje mund të masakrohet, ashtu siç ndodhi merreth 8 mijë burra dhe djem myslimanë që u vranë nga forcat serbe në Srebrenicë, në vitin 1995.
Raportohet se grupi xhihadist kontrollon së paku 40 për qind të Kobanit, qytet i banuar me shumicë kurde, i cili ndodhet pranë kufirit me Turqinë.
Luftimet në Kobani kanë shkaktuar edhe trazira në Turqi, ku kurdët e atjeshë kërkojnë që Ankaraja të ndërhyrë në Kobani.
Ndërkohë Zyrtarët irakianë kanë bërë një apel urgjent për ndihmë ushtarake në provincën Anbar, duke thënë se zona mund të bie shpejt në duart e militantëve të Shtetit Islamik.
Grupi xhihadist ka sulmuar kryeqytetin e provincës Ramadi dhe ka pushtuar bazat ushtarake atje.
Këshilli krahinor i Anbarit ka kërkuar nga Qeveria irakiane që të lejojë vendosjen e këmbësorisë amerikane në zonë, për të ndihmuar luftën kundër Shtetit Islamik.
