Virusi Korona, 26 raste të reja dhe 1 viktimë
Një 79 vjeçar nga Dibra, është viktima e shtatë nga koronavirusi në vend....

Një 79 vjeçar nga Dibra, është viktima e shtatë nga koronavirusi në vend. Gjatë 24 orëve e fundit janë regjistruar edhe 26 raste të reja, duke çuar numrin e të prekurve në 285.
Sipas Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe lajm i mirë është se nëntë persona, tetë prej të cilëve nga Dibra dhe një nga Shkupi janë shëruar dhe lëshuar në shtëpi.
Sipas ministrisë së Shëndetësisë ata kishin rezultuar dy herë radhazi negativ në testin e koronavirusit.
Filipçe më tej shtoi se së shpejti do të arrinë 20 mijë teste për virusin korona ndërsa përveç punktit në Çair do të fillojë me punë edhe punkti në Mlin Ballkan për realizimin e testimeve.
Në instituitin e mjeksisë fizikale janë testuar 46 të punësuar dhe 6 pacientë dhe pozitiv kanë rezultuar 2 puntor medicinal dhe 8 pacientë,andaj testimet po vijonë.
“Janë testuar edhe 16 pacientë të cilët për momentij janë ende të hospitalizuar dhe duke pasur parasysh rezultatet enti në Kozle nuk do të punon dhe në periudhën e ardhshme. Të gjithë pacientët të cilëve iu nevoitet trajtim do të drejtohen në spitalin ‘8 Shtatori’ ku ka repart për mjeksi fizikale” – u shprej Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Deri tani të infektuar janë regjistruar nga 15 qytete. Shkupi ka numrin më të madh të të prekurve ndërsa më pas radhitet Dibra. (Flutura Latifi, TVM2)
