Virusi Korona, rriten shifrat në botë, ashpërsohen masat

30.03.2020 19:20

Spanja ka kapërcyer Kinën për numrin e rasteve të konfirmuara me virusin korona...

Spanja ka kapërcyer Kinën për numrin e rasteve të konfirmuara me virusin korona, duke raportuar 85,195 njerëz të infektuar të hënën.

Totali i ri ditor i 812 vdekjeve ishte një rënie e lehtë në rekordin e së dielës të 838, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 7,340.

Italia me mbi 10.780 viktima mbetet vendi me vdekshmërinë më të lartë nga virusi Korona. Aktualisht në Itali të infektuar me “Covid 19” janë 97 689 persona.

Në Gjermani, numri i të infektuarve ka arritur në 57,298. Numri aktual i viktimave është 455. Aktualisht, Gjermania po bën  testime më shumë se secili vend tjetër evropian, prej 300,000 deri në 500,000 brenda një jave. 

8.813 persona rezultojnë të prekur në Austri, ku ka edhe  99 të vdekur. Deri më tani janë testuar 49.455 persona, kurse gjatë ditëve të shkuara numri i të infektuar ka arritur të bjerë, por ai i vdekjeve në mënyrë drastike është rritur.

Në Mbretërinë e Bashkuar respiratorët nuk mjaftojnë për të gjithë, e në Londër, trajtim intensiv po i jepet vetëm pacientëve që kanë shanse mbijetese. Numri i vdekjeve nga koronavirusi në vend u rrit me 209 vetë në 24 orë, duke e çuar bilancin total në 1.228. Rastet e prekura janë mbi 19.500.

Franca ka filluar të bëjë bartjen e pacientëve të prekur me virusin korona në mënyrë të organizuar tek qendrat spitalore edhe përmes trenit të shpejtë, të pajisur me aparaturat e duhura mjekësore,  treni i parë në Evropë që po kryen këto lloj shërbimesh. Forcat ajrore po i dërgojnë njerëzit nëpër spitale edhe me helikopter.

Në Greqi ka shkuar në 40 numri i viktimave që kanë humbur jetën si pasojë e virusit korona. Të dielën humbën jetën 7 persona. Pothuajse të gjithë viktimat vuanin edhe nga sëmundje të tjera të rënda.Në Greqi janë konfirmuar deri më tani 1156 persona të infektuar. Shumica e tyre ndodhen në Athinë.

Në Serbi janë shënuar edhe tri viktima të tjera nga virusi korona duke e cuar në 13 numrin e përgjithshëm të viktimave.  Numri i  të infektuarve  ka shkuar në 741. Mjekët thonë se kritike do të jenë dy javët e ardhshme.

Në SHBA ka mbi 124.000 infeksione dhe 2.190 vetë kanë humbur jetën. Vetëm n nga virusi Corona në 24 orët e kaluara, duke e çuar totalin në mbi 59.500. Atje u regjistruan edhe 237 vdekje ë 24 orët e kaluara,  për një numër të përgjithshëm vdekjesh prej 965.  Në qytetin më të populluar në SHBA, 1.175 persona janë në spital.

Në përpjekje për të frenuar përhapjen e virusit, Rusia, ka mbyllur kufijtë,  Moska i ka urdhëruar 12 milionë banorët e tij të qëndrojnë në shtëpi. Gjatë 24 orëve të fundit në Rusi janë regjistruar 270 raste reja me korona, derisa numri i përgjithshëm i të prekurve ka shkuar në 1.534 e ai të vdekur janë 64. Qyteti më i prekur është Moska, me mbi 1,000 të infektuar.

Kina raportoi për rënie të numrit të rasteve të reja me korona  për të 4  ditë me radhë. Sot u shënuan 31 raste të reja, prej të cilave 30 janë importuar. Sipas Komisionit Kombëtar Shëndetësor, shifra paraqet rënie për 45 për qind, krahasuar me një ditë më parë. Por  qytetarët në Vuhan thonë se qeveria ka fshehur numrat.

Edhe pse Pekini zyrtar raportoi 3.182 të vdekur në qytetin ku shpërtheu pandemia, banorët e Hubeit thonë se 500 urna u janë dorëzuar çdo ditë familjeve në zi prej shtatë agjencive funerale të Vuhanit, e kjo do të thotë se Kovid u ka marrë jetë mbi 4 mijë personave në Kinë. 9Florije Beluli – Kamberi, TVM2)