Virusi Korona, rreth 740 mijë persona të prekur në të gjithë Botën
Në nivel global, pandemia COVID 19 ka prekur rreth 740 mijë njerëz....

Në nivel global, pandemia COVID 19 ka prekur rreth 740 mijë njerëz, mbi 34 800 prej të cilëve kanë vdekur ndërsa mbi 156 000 janë shëruar.
Italia me mbi 10 700 viktima, mbetet shteti me më së shumti raste fatale nga Koronavirusi i ri.
Por SHBA-ja vazhdon të mbetet në krye të listës së shteteve me më së shumti raste në botë, me mbi 142 000 të infektuar.
Ndërkohë edhe situata në Spanjë po përkeqësohet çdo ditë, ku numri i viktimave ka shkuar mbi 7 300, ndërsa ai i të prekurve 85 mijë.
Në Gjermani janë mbi 62 000 të prekur, ndërsa lajmi i mirë vjen nga Kina, ku janë shëruar 75 700 nga gjithsej 81 470 të prekurit. Ndërkohë nga shtetet fqinje, Kosova ka 94 të infektuar dhe një viktimë, në Serbi numri i të prekurve ka arritur në 741 dhe ai i viktimave në 13.
Momentalisht, Greqia ka 39 viktima dhe 1156 të prekur, ndërsa Bullgaria 8 viktima dhe 354 të infektuar.
Ndërkohë ekonomistët e OKB-së kërkuan sot 1,5 trilionë dollarë për vendet në zhvillim dhe anulimin e borxhit të tyre në shumën prej 1 trilion dollarësh këtë vit, për t’i ndihmuar ata të përballen me pandeminë e COVID-19.
