Botë

Franca vendi i 4-t me 3 mijë viktima nga COVID-19, renditet pas Italisë, Spanjës dhe Kinës

31.03.2020 10:02

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë kanë humbur jetën 418 pacientë....

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë kanë humbur jetën 418 pacientë të cilët ishin infektuar me koronavirus duke e çuar në total numrin e të vdekurve në 3024.  Me këto shifra Franca bëhet shteti i katërt që kalon pragun 3000 të vdekjeve pas Italisë, Spanjës dhe Kinës
 
Lajmin e konfirmoi Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë në vend Jérôme Salomon.
 
Kjo është një rritje prej 43% krahasuar me shifrat e ditës së djeshme, duke sjellë numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga koronavirusi në Francë në 3,024.
 
Salomon tha që Franca tani ka gjithsej 44,150 raste të konfirmuara me Covid-19, 11% më shumë të infektuar se një ditë më parë
 
Midis 21,000 pacientëve që po trajtohen në spital, më shumë se 5000 prej tyre aktualisht po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv.
 
Sidoqoftë numri i të infektuarve mund të jetë edhe më i lartë për shkak se testohen vetëm ata që janë në rrisk të lartë
 
Sipas Salomon, treguesi më i besueshëm  përhapjes së virusit është pranimi i përditshëm i të sëmurëve në spital dhe në terapi intensive.
 
 Ai beson se në fund të javës, mudn të ketë më pak persona që do të shkojnë në spital dhe do i nënshtrohen terapisë intensive
 
Salomon tha se janë 5 107 persona në gjëndje të rëndë. 
 
Prej 17 marsit në Francë është aplikuar kufizimi i lëvizjes për të ngadalësuar përhapjen e epidemisë, dhe zyrtarët kanë paralajmëruar se do të duhet kohë për të parë rezultatet e këtyre masave shtrënguese./Ora News