Maqedoni
Gjykata Penale, shqiptohen dënimet për lëndën “Titanik 3”
31.03.2020 10:26
Pas dy vitesh gjykim, Gjykata Penale solli akt-vendimin gjyqësor për të akuzuarit në lëndën “Titanik 3”....

Gjykata shqiptoi dënim prej 3 vjet e 6 muaj burg për të akuzuarit, Ejup Alimi dhe Ismet Guri. Gjykata, dy të akuzuarit i shpalli fajtorë për shkatërrimin e materialit zgjedhor në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Çair, pasi rezultatet paraprake të cilat u dërguan në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve që të vulosen si përfundimtare, nuk u pranuan.
Gjykimi zgjati gati 2 vjet, ndërsa për këtë rast dëshmuan mbi 30 persona. Në mars të vitit të kaluar, gjykimi u kthye në fillim, pasi gjykatësja, Olja Ristova, u përjashtua nga ky rast, e cila u zëvendësua nga gjyqtarja, Maria Kletniçka. Fillimisht, aktakuza u ngrit nga PSP, dhe pas skadimit të mandatit të Speciales, rasti vazhdoi në Prokurorinë e Përgjithshme Publike.
