Maqedoni

Covid-19, mblidhet sërish Këshilli i Sigurisë Kombëtare

31.03.2020 10:52

Pritet që sot në kabinetin e presidentit, Stevo Pendarovski...

Pritet që sot në kabinetin e presidentit, Stevo Pendarovski, të mblidhet Këshilli i Sigurisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
 
Në mbledhje, siç kumtoi Kabinetit i Presidentit, krahas anëtarëve të përhershëm të Këshillit, me ftesë të presidentit Pendarovski do të marrë pjesë edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, Vasko Gjurçinovski, drejtori i Agjencisë së Inteligjencës, Erolld Musliu, drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Viktor Dimovski, guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska, zëvendëskryeministrja përgjegjëse për çështjet ekonomike, Mila Carovska, ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, dhe ministrja e financave, Nina Angellovska. Pas përfundimit të seancës, presidenti Stevo Pendarovski do të japë deklaratë për opinionin.