Maqedoni

Qeveria dhe beteja me COVID-19, pritet shqiptim i masave të reja ekonomike

31.03.2020 11:23

Sot, në seancë të qeverisë do të shqyrtohet pakoja e dytë e shumëpritur e masave ekonomike....

Sipas paralajmërimeve, Qeveria pritet të marrë vendim që në çdo vend pune ku ka rënë qarkullimi, ose ku është mbyllur për shkak të vendimit të qeverisë, rroga të zbresë në minimale. Ata që e kanë humbur vendin e punës paraprakisht, nëse janë shkarkuar gjatë kësaj periudhe, do të marrin 50% të rrogës mesatare, në bazë të Ligjit për Marrëdhënie Pune.
 
Për të shpëtuar ekonominë deri më tani, Qeveria ka ndërmarrë masa për marrjen e kredive pa interes për kompanitë, ndalimin e procedurave të përmbarimit dhe të falimentimit, si dhe lehtësime për personat fizik dhe juridik për detyrimet e tyre që i kanë ndaj bankave.