Botë

Italia do të mbajë një minutë heshtje sot për viktimat e koronavirusit

31.03.2020 12:16

Qytetet italiane do të ulin flamurët e tyre dhe do të mbajnë një minutë heshtje ditën e sotme....

Qytetet italiane do të ulin flamurët e tyre dhe do të mbajnë një minutë heshtje ditën e sotme për të përkujtuar viktimat e koronavirus, sipas shoqatës së kryetarëve italianë.
 
Vatikani tha se gjithashtu do të bashkohet në këtë nderim.
 
"Sot, në solidaritet me Italinë, Selia e Shenjtë do të ngrejë flamujt e tyre në gjysmën shtize dhe do mbajë zi për viktimat e pandemisë në Itali dhe në botë, për familjet e tyre dhe ata që luftojnë pë t’i dhënë fund kësaj", tha Vatikani në një deklaratë.
 
Sipas një numërimi nga Universiteti Johns Hopkins, 11.591 njerëz në Itali kanë vdekur nga koronavirusi./Ora News